Në javën kundër korrupsionit, policia del me mesazh kundër kësaj të keqeje.

Përmes një video-mesazhi Policia e Kosovës tregon se do të kenë zero tolerancë ndaj korrupsionit, andaj i fton qytetarët e Kosovës që të raportojnë korrupsionin.

“Korrupsioni është sëmundja më e keqe që mund ta kaplojë një vend. Është i rrezikshëm, ka ndikim në sigurinë tonë dhe na varfëron. Është detyrë e secilit që me çdo kusht ta sfidojë këtë të keqe”, thuhet në video-mesazh.

Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore ballafaqohet çdo ditë me sfida të natyrave të ndryshme duke përfshirë edhe luftimin e korrupsionit.

Policia në video-mesazh tregon se të gjithë të përfshirët në korrupsion do të përballen me ligjin.

“Policia e Kosovës do të ketë zero tolerancë ndaj këtij fenomeni. Pavarësisht rolit dhe funksionit që kanë individët e përfshirë në korrupsion ata do të përballen me forcën e ligjit, potencohet në videomesazh.