Të hënën gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor ishin në takim te Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Mes tyre edhe ai i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përveç këtij të fundit, të gjithë të tjerët kishin mbrapa flamurin e shteti që e përfaqësonin, teksa u fotografuan me Mogherinin.

Ky detaj në Kosovë ngjalli shumë reagime.

Artan Murati nga Instituti demokratik i Kosovës thotë për Tribuna Channel se në gjendjen aktuale në cilat ndodhet Kosova kjo situatë nuk paraqet ndonjë problem.

Murati thekson se polemikat nuk kanë diçka përmbajtjesore sepse realisht nuk ka ndonjë ndryshim të situatës.

E, njohësi i çështjeve politike në vend, socilologu Fadil Maloku ka një mendim tjetër sa i përket kësaj situate.

E vlerëson jo të drejtë mos-vendosjen e flamurit të Kosovës në takim .

Ndërsa njohësi i çështjeve ndërkombëtare, profesori Afrim Hoti shpjegon situatën pse nuk mund të vendoset flamuri ne takime te tilla.

Thotë se kjo është e ligjshme dhe është rezultat i raportit të Kosovës me BE-në.