Paul Pogba do të mungojë kundër Manchester City dhe dy sfida të tjera, për shkak të ndërhyrjes së ashpër kundër Hector Bellerin, duke shtyrë gjyqtarin ta ndëshkojë me të kuq.

Francezi ka thyer heshtjen pas asaj ndërhyrje brutale, por thotë se nuk është ashtu siç rrodhi krejtësisht ngjarja.

“Nuk fola pas ndeshjes sepse nuk kisha kohë, por mendoj se Hector, e njoh shumë mirë dhe kurrë nuk do të kisha bërë diçka të tillë”, tha Pogba.

“Fatkeqësisht për mua, gjërat u interpretuan më ndryshe se realiteti dhe bëri që ndërhyrja të dukej e ashpër, por nuk ishte ai qëllimi. Ata morën vendimin, gjyqtari nxori të kuqin dhe ky është futbolli”, theksoi mes tjerash Pogba.