Nivelet e lumenjve në Maqedoni janë nën mesataren për dhjetorin me përjashtim të Drinit të Zi në vendin e matjes Lozhani ku niveli është pothuajse gjysmë më i lartë nga mesatarja shumëvjeçare për këtë muaj, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Sipas të dhënave të DPHM-së, nivelet e lumenjve natyror janë në suaza të mesatares për dhjetorin, ndërsa niveli i Liqenit të Ohrit është për 15 centimetra më i lartë nga minimalja e lejuar.