Ka nisur mes batutash edhe nata finale e Edicionit të 19 të “Kënga Magjike” në Pallatin e Koncerteve.

Bes Kallaku: “Mirëmbrëma dhe ju kërkojmë shumë ndjesë!”

Erion Isai: “Që ta themi troç mos të lodhemi, unë dhe Besi dështuam për të filluar festivalin në natën e tretë.”

Bes Kallaku: “Nuk e pe si hymë, kot…hymë kot fare”.

Erion Isai: “Jemi në stres të madh. Të gjithë njerëzit thonin kush e di çfarë keni për të bërë ju natën e tretë. Kush e di. Do jetë nami…nuk e di, nuk e di. Na besoni jemi në stres të madh, që të enjten që përfundoi nata e dytë nuk kemi fjetur gjumë, nuk dinim si ta fillonim ndryshe.”

Ardit Gjebrea: “Përfundimisht e gjetët apo jo?”

Bes Kallaku: “I ramë qark e qark, thamë po dalim me mustaqe, e kanë bërë, e kanë zënë.”

Erion Isai: “Thamë të putheshim në buzë unë e Besi, është bërë…Thamë të puthnim Ariolën dhe Nevinën, ku do shkonim pastaj?”/tvklan