Nga Luca Susic “Analisi Difesa”

Në nëntor, think-tanku amerikan “Atlantic Council” (AC), publikoi një studim prej 20 faqesh të titulluar “Ballkani prioritet, një strategji e re e SHBA-së për rajonin”, duke marrë shkas nga supozimi se “ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, janë të përqëndruara tek problemet e tyre të brendshme, Rusia dhe vendet e tjera po riorganizojnë peizazhin gjeopolitik
të rajonit”.

Për pasojë, “Ballkani Perëndimor është bërë një vend shumë më i rrezikshëm”, ndërsa besueshmëria e Bashkimit Europian, sidomos pas pezullimit të zgjerimit të unionit, të imponuar nga Zhan Klod Junker, ka mbetur e paprekur vetëm për shkak të rolit të Gjermanisë, e cika ka krijuar politikën e vet të pavarur përkundrejt pjesës juglindore të kontinentit.

Ndarjet thellohen

Në kapitullin e parë, ekspertët i kushtojnë një vëmendje të madhe ngjitjes në pushtet të Aleksandër Vuçiçit, dhe premtimit të tij fillestar për të qenë më pranë BE-së, si dhe për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për Serbinë sa i përket raportit me Kosovën. Në veçanti, presidenti serb kritikohet se ka kërkuar mbështetjen e Rusisë, duke e parë si një alternativë të mundshme, në rast se zbehet apo dështon projekti evropian.

Ndërkohë Moska, sulmohet për shkak të marrëdhënieve të saj të ngushta
me Milorad Dodik (presidentin e Republikës Srpska në shtetin federative të Bosnjes), por kryesisht për propagandimin e “lajmeve të rreme“, me synim ngritjen e serbëve kundër shqiptarëve në Kosovë, Malin e Zi dhe mbi të gjitha në Maqedoni.

Po çfarë kërkon Rusia?

Sipas raportit, Moska akuzohet për zbatimin e një politike destruktive, të fokusuar në arritjen e 3 objektivave të veçanta:
Shpërqëndrimit:dhe më konkretisht krijimit të konfuzionit në Ballkan, në mënyrë që të zhvendoset vëmendja euro-atlantike, nga zonat me interes më
të madh për momentin (si Ukraina) drejt Ballkanit.

Kërcënimit:destabilizimit të ish-Jugosllavisë, si dhe një përshkallëzimi të mundshëm (referencë e hapur për një luftë të re civile), çka do të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj Evropës.

Preçedentit:domëthënë vënia në diskutim e kufijve pas marrëveshjes
së Dejtonit të vitit 1995, për të ndryshuar ato në Krime, Donbass dhe Republikat Balltike. Pra mbështetet ideja se Rusia, përfaqëson tashmë
një armik të qartë jo vetëm për Perëndimin, por edhe për popullsitë e përcaktuara të jenë viktimat e politikës së saj të jashtme.

Nën mbikëqyrje:Korrupsion, jo “urretje të vjetra”

Duke lënë për një moment mënjanë rolin “negativ” të Moskë, në këtë kapitull theksi vihet mbi arsyet që çuan grupimet e ndryshme etnike të luftojnë njëri-tjetrin përgjatë shekujve. Sipas autorëve, shkaku i këtij fenomeni qëndron tek ekzistenca e shteteve jofunksionale dhe të korruptuara, pasojë e mungesës së përvojës në qeverisje.

Pasoja e kësaj, ishte afirmimi i vazhdueshëm vitet e fundit i udhëheqësve të fortë, rreth të cilëve përqendrohet i gjithë pushteti institucional. Në mbështetje të kësaj teze sillen rastet e Milo Gjukanoviçit (Mali i Zi), Hashim Thaçit (Kosovë) dhe Milorad Dodik (Republika Srpska), por edhe Aleksandër Vuçiçit (Serbi), Dragan Çoviçit (kroatët e Bosnjës) dhe Bakir Izetbegoviç (komuniteti boshnjak).

Megjithatë, sado i djeshëm, ky arsyetim përballet me një problem të madh, kur vërehet se disa prej këtyre “njerëzve të mëdhenj”, ishin dhe ende janë partnerët kryesorë në Uashington dhe Bruksel, dhe se ngjitja e tyre në pushtet është mbështetur fuqishëm nga shtetet perëndimore.

E njëjta gjë po ndodh aktualisht me Zoran Zaevin, i cili po e zëvendëson ngadalë Gruevskin në rolin e “njeriut të fortë” të Maqedonisë. Së fundmi, nuk duhet harruar se pjesa më e madhe e politikës evropiane të shekullit të shkuar ishte, për mirë apo për keq, e diktuar dhe formësuar nga liderët karizmatikë apo të “ndriçuar”.

Një zgjim për Shtetet e Bashkuara

Duke u nisur nga aksioma se Ballkani është “nënbrezi i butë i Evropës”, Këshilli i Atlantikut, beson se çelësi për sigurinë dhe pasojat e paqëndrueshmërisë në rajon, qëndron tek nga Bosnja, uniteti i të cilës është i rrezikuar nga ai që quhet “sektarizëm” (nacionalizëm).

Këtu përfshihet edhe një diskutim mbi të ashtuquajturën “rrugën ballkanike” të emigracionit, dhe një përshkrim të shkurtër të fenomenit të ekstremizmit islamik. Ekspertët vënë në dukje fushat në të cilat Rusia ka investuar më shumë, për të mbjellë përçarje në rajon.

Pikërisht në përgjigje të kësaj të fundit, këshilli beson se është thelbësore që SHBA-ja të rifillojë të luajë rolin e saj stabilizues, gjë që do të ishte e mundur përmes 3 veprimeve, të cilat mund të ndryshojnë skenarin e përgjithshëm në rajon:

  1. Zgjerimi i një pranie të përhershme ushtarake në Evropën Juglindore, duke patur si themel bazën amerikane “Bondsteel”, tashmë e aftë për të strehuar një kontigjent prej 7.000 trupash. Gjithçka mund të lehtësohet nga fundi i misionit të KFOR – it, që duhet të pasohet nga një angazhim ushtarak në rritje i Shteteve të Bashkuara në këtë rajon.

Për më tepër, një kontingjent “thelbësor” do të garantonte kufijtë aktualë të aleatëve, dhe do t’i mundësonte SHBA-ve të ripohonin veten si një fuqi vërtetë e interesuar për mbrojtjen e statuskuosë.

  1. Një angazhimi më të vendosur për një “afrim historik” me Serbinë, dmth bindjen e presidentit Vuçiç për të dobësuar lidhjet me Moskën, dhe mediave lokale për të patur “mbulimin e duhur”, të atyre që do të jenë rezultatet (pozitive) të një afrimi me SHBA-në.

Në veçanti aspekti i fundit është interesant, pasi thekson një të vërtetë të pjesshme. Në fakt, edhe pse presidenti amerikan është në gjendje të ndikojë jo pak tek gazetat dhe stacionet televizive në rajon, nuk duhet harruar se se një pjesë e mirë e mediave lokale janë në pronësi të huaj (kryesisht gjermane, amerikane dhe turke).

  1. SHBA duhet të rifitojë reputacionin e vet si një ndërmjetësuese e ndershme, ose të shfrytëzojë dobësitë evropiane për të fituar terren. Në variantin më klasik të “jashtëzakonshmërisë”, kjo do të thotë se Uashingtoni duhet të jetë përgjegjës për korrigjimin e miopisë që shfaq Brukseli, kryesisht përmes një menaxhimi të ndryshëm të marrëdhënieve me “njerëzit e fortë” të rajonit të Ballkanit.

Përktheu: Alket Goce