Detaje të reja bëhen me dije nga burime policore lidhur me atentatin në Korçë, ku mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme një 39-vjeçar, Mina Zoja.

Ai sapo ishte kthyer nga Gjermania ku jeton prej vitesh. Burimet nga policia bëjnë me dije se fillimisht ka pasur përleshje midis 39-vjeçarit dhe një grup personash të  tjerë, që dyshohet të jenë 8. Pasi e kanë goditur fizikisht 39-vjeçarin de me sende të forta, ata janë larguar me shpejtësi.

Më pas janë kthyer dhe e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë. Mina Zoja nuk ka dhënë informacione përpara uniformave blu. Forca te shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes si dhe janë ngritur postbllok ne akset kryesore. Shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i vjetër. Ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.