Armand Krasniqi është dënuar me 14 vite burg nga një gjykatë në Londër për plagosje me dashje dhe për armëmbajtje pa leje, raportojnë mediat britanike.

Sipas Policisë së Londrës, Krasniqi tentoi të vrasë një person në 25 Gusht 2017 dhe punën e policisë e kanë lehtësuar kamerat e sigurisë të cilat kanë regjistruar të gjithë ngjarjen e rëndë që çoi në heqjen e lirisë për 14 vite për shqiptarin.