Miralem Pjanic është i lumtur në Juventus dhe ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës

Mesfushori boshnjak, MIralem Pjanic është shtylla kryesore e mesfushës së Juventusit dhe këtë po e tregon ndeshje pas ndeshje.

Sipas Corriere di Torino, Pjanic konsiderohet si kryesori në projektin e Juventusit dhe është i gatshëm të vazhdojë kontratën.

Kontrata aktuale e Pjanicit me Juventusin skadon në verën e vitit 2021.