Me 10 vite burg në total u dënuan nga Gjykata e Tiranës Lule dhe Adeila Makashi. Nënë ë bijë akuzohet për mashtrimin e më shumë se 200 personave me vizat kanadeze kundrejt pagesave që shkonin në disa mijëra euro.

Lule Makashi është dënuar përfundim me 6 vite burg duke përfituar uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Me katër vite heqje lirie u dënua Adelia Makashi. Gjithashtu firma që zotëronte Lule Makashi u gjobit me 5 milionë lekë të reja.

Nënë e bije u deportuan nga Kanadaja në prill të vitit 2016. Në këtë kohë dhjetëra persona i kallëzuan në polici për mashtrim, pasi kishin humbur mijëra euro dhe vizat drejt Kanadasë nuk i kishin përfituar.

Në atë kohë, policia bëri shpalljen në kërkim të Lule dhe Adeila Makashi, të cilat ishin larguar menjëherë drejt Kanadsë. Pas këtij momenti policia e atij vendi vendosi ti refuzojë hyrjen dhe bëri deportimin e tyre drejt vendit tonë.