Italianët gjithmonë kanë qenë krenarë për picat e tyre të famshme. Por tashmë ata kanë dhe një arsye tjetër për t’u mburrur, pasi picat napoletane janë zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

Sipas zyrtarëve të UNESCO-s, arsyeja që morën këtë vendim është pasi Napoli ka një traditë shekullore të përgatitjes së picave. Gjithashtu ata u shprehën se i kishte tërhequr fakti që servirja e picave shoqërohej me këngë, kërcim dhe hare në restorantet napoletane.

Për të festuar këtë fitore për agrikulturën italiane, napoletanët kanë dalë në rrugët e qytetit duke brohoritur dhe duke u dhënë pica falas të gjithë kalimtarëve.

Biznesi i picerisë në Itali është goxha fitimprurës, pasi gjeneron një shumë prej afërisht 12 miliardë Eurosh. Të punësuarit në këtë sektor janë 100 mijë me kohë të plotë dhe 50 mijë me kohë të pjesshme.