Një vajzë e re po lufton mes jetës dhe vdekjes, pas tentativës për t’i dhënë fund jetës tragjikisht.

Gjatë pasdites së djeshme, e enjte, në Shkodër në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë 20-vjeçarja R.H.

E reja u gjet nga familjarët në gjendje kritike, të cilët e dërguan me urgjencë në spital.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, e reja vijon të jetë në gjendje të rëndë.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë të renë që të ndërmarrë aktin fatal, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.