Njëri nga kandidatët për kryetar të VMRO-së, Filip Petrovski ka shprehur pakënaqësitë e tij në lidhje me organizimin e kongresit të kësaj partie, i caktuar për më 23 dhjetor.

Petrovski është pajtuar plotësisht me letrën e hapur të zyrtarëve të lartë të kësaj partie, duke shtuar se veprimet në teren nuk janë proces demokratik për zgjedhjen e kryetarit të partisë.

”Bëhet trysni dhe dhunë ndaj anëtarëve. Mickovski është i parapëlqyeri i Gruevskit, por jo edhe i VMRO-së”, thotë Petrovski.

Ai ka bërë të ditur se ka patur një qortim treorësh me Nikolla Gruevskin, duke i kërkuar që të mos ndikojë për t’u dhënë përparësi njërit, apo tjetrit kandidat.

Sipas Filip Petrovskit, Hristijan Mickovski, i parapëlqyeri i Gruevskit, është duke e keqpërdorur infrastrukturën e partisë, por nuk ka kapacitete demokratike, e as legjitimitet pasi që ka humbur në zgjedhjet lokale.