Topi i Artë është çmimi më i rëndësishëm individual dhe atë e fiton lojtari më i mirë i një sezoni

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo e kanë fituar këtë çmim në nëntë vitet e fundit, por njësoj pritet të ndodh edhe nesër, ku portugezi është favorit kryesor.

E përditshmja spanjolle, AS ka analizuar fituesit e Topit të Artë në 20 vitet e fundit, ku pesë prej tyre nuk e kanë merituar atë trofe.

I pari është Sammer, i cili e fitoi në vitin 1996 dhe konsiderohet si një nga befasitë më të mëdha në histori të këtij çmimi.

Michael Owen e fitoi në vitin 2001 pas pesë titujve me Liverpoolin, ani pse asnjëri prej tyre nuk ishte i madh, duke lënë në vendin e dytë Raul Gonzales, i cili kishte pasur sezonin më të mirë në karrierë.

I treti ishte Andrij Shewchenko, i cili në vitin 2004 mposhti Thierry Henry, pas një sezonin fantastik me Arsenalin.

Fabio Cannavaro fitoi Kupën e Botës në vitin 2006, trofe që ia sigurojë atij edhe Topin e Artë, ani pse më shumë se ai e kishte merituar Gianluigi Buffon.

Dhe, i fundit është Leo Messi në vitin 2010, i cili e fitoi këtë çmim edhe pse nuk ishte favorit, pasi atë e meritonte Andres Iniesta, pas golit të vetëm dhe të fitores në finale të Kupës së Botës ndaj Holandës.