Ish-presidenti i Peruan Alberto Fujimori të martën kërkoi falje për veprimet e kryera nga qeveria e tij (1990-2000) nga krevati i tij spitalor, dy ditë pas një falje të diskutueshme të dhënë nga kreu i shtetit Pedro Pablo Kuczynski .

“Unë jam i vetëdijshëm se rezultatet e qeverisë sime pjesërisht janë pranuar mirë, por e pranoj se unë i kam zhgënjyer disa nga bashkatdhetarët e mi dhe kërkoj falje prej tyre nga fundi i zemrës sime”, tha Fujimori, 79 vjeë i dënuar me 25 vjet burg për korrupsion dhe krime kundër njerëzimit, në një video të postuar në Facebook.