Arsyeja nuk është ajo që mendojnë shumë persona, se Apple e ka bërë qëllimisht një gjë të tillë në mënyre që përdoruesit të blejnë telefon të ri. Arsyeja kryesore lidhet me faktin që sa më i vjetër të bëhet telefonin, aq më shumë bateria prej litiumi degradon dhe kjo bën që telefonin të ushtrojë gjithnjë e më shumë ngarkesë mbi një bateri të dobësuar duke rritur shanset që bateria të digjet.

Në këtë rast Apple ka gjetur si zgjidhje ngadalësimin e punës së telefonit për shkak të dobësimit të baterisë duke parandaluar shkatërrimin e saj nga ngrohja. Pra nga ky shpjegim rezulton që jeta e telefonit përcaktohet nga jeta e baterisë. Një zgjidhje e përkohshme do të ishte zëvendësimi i baterisë.