Sonte militantët e VMRO-DPMNE kanë mbajtur protesta në kalimin kufitar Tabanovc.

Në rrjetet sociale, shfaqet një video që tregon përplasjen mes policisë dhe protestuesve, njofton TetovaSot.

MB nuk e ka konfirmuar ende këtë informacion, ndërsa dëshmitarët okularë për portalet maqedonase pohojnë se ka pasur të lënduar në përplasje, dhe se ka edhe një arrestuar.