Qeveria serbe do të dhurojë 100 mijë euro për Shqipërinë, pas përmbytjeve që përfshinë vendin.

Vendimi është marrë nga qeveria serbe për ti ardhur në ndihmë shtetit shqiptar, në përballimin e situatës.

Javën e kaluar reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur shumë zona të Shqipërisë, duke shkaktuar dëme të mëdha financiare te banorët.