Napoli e shfrytëzoi në maksimum hapin fals të Interit ndaj Udinezes. Skuadra e Sarri-t fitoi në transfertën e vështirë kundër Torinos.

Tre gola të shënuar në pjesën e parë mbyllën këtë takim. Koulibaly, Zielinski dhe Hamsik vendosën fatet e kësaj ndeshjeje shumë shpejt dhe pjesa e parë u mbyll në avantazhin 3-0 të Napolit.

Në të dytën, napoletanët mbrojtën rezultatin, ndërsa Torino kërkoi mrekullinë, por ajo që gjeti ishte vetëm goli i nderit, i shënuar nga Belotti në minutën e 63-të.

Me këtë fitore, Napoli rikthehet në krye të Serisë A duke parakaluar Interi, që tashmë zbret në vend të dytë dhe nëse edhe Juventusi fiton ndaj Bolonjas ditën e dielë, zbret në vendin e tretë.

Image