Një grup protestuesish sot u përleshën me policinë para zyrës së kryeministrit grek në Athinë.

Protestuesit, e afërt me Partinë komuniste, protestuan kundër marrëveshjes së re midis Greqisë dhe kreditorëve të saj.

Ministrat e Financave të eurozonës dje e mbështetën marrëveshjen teknike midis Athinës dhe kreditorëve të arritur të shtunën, që do të mundësojë transhë të re të kredive për Greqinë nga fundi i janarit.

Policia përdori gaz lotsjellës kundër protestuesve pasi depërtuan mbi kordonin para zyrës së kryeministrit dhe u përplasën me policinë.