Edhe sot aktivistë të VMRO-së kanë protestuar sot para Ministrisë së Drejtësisë. Edhe sot ata kërkuan lirimin e bashkëpartiakëve të tyre dhe të burgosurve tjerë për ngjarjet e 27 prillit.

“Detyrimisht të mbetemi të bashkuar, sepse ajo është mënyra e veteme që rezistenca jonë të jetë e fuqishme dhe të mbijetojë Maqedonia. Sonte jemi këtu për Maqedoninë dhe për të përkrahur mbrojtësit e Kushtetusës”, tha gjatë fjalimit të saj Marija Andonova.

VMRO kërkon të ndalohet ndalja e “proceseve të përndjekjes politike dhe lirim të personave të përndjekur”, siç vlerësojnë ata.