Kanë mbetur vetëm edhe dy vendvotime për t’u numëruar votat nga të cilat do të del edhe fituesi i komunës së Istogut.

Në bazë të rezultateve të deritanishme nga Komisioni Qendror Zgjedhor rezultati ka ndryshuar.

Ne epërsi tanimë është kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj.

Pra kanë mbetur edhe dy vendvotime deri në përfundim të gjithë procesit të numërimit të votave, një rezultat tejet i ngushtë për komunën që do të përcaktojë fituesin për katër vitet e ardhshme por do të përcaktojë edhe partinë më të madhe në vend.

100