Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele në Korçë, në zonën pranë ish-SMT-së.

Nga informacionet paraprake mësohet se automjeti është i llojit “Volkswagen” dhe ka marrë flakë në ecje e sipër.

Forcat e policisë dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por mjeti ishte me impiant gazi dhe dyshohet që një rrjedhje e mundshme të ketë shkaktuar flakët. Për fat të mirë, nga incidenti nuk ka patur të lënduar.

Mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 602 CS, në pronësi të shtetasit D.H.

Menjëherë u njoftua zjarrfikësja e cila ndodhet në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit si dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes.