Përfaqësuesi i Aleix Vidal ka thënë skuadrat italiane Roma dhe Inter nuk e kanë kontaktuar atë për mbrojtësin e djathtë të Barcelonës.
Sot në mëngjes mediat raportuan se Interi po bënte përpjekje për të nënshkruar me Vidalin, derisa agjenti i tij e përmendi Romën si destinacion të mundshme për të, por tani një anëtarë tjetër i kampit të 28-vjeçarit e bëri të qartë se gjërat nuk janë ashtu, transmeton Express.
“Momentalisht, nuk ekziston asnjë mes Interit dhe Aleix vidalit”, ka thënë Graziano Battistini për FCInter1908.
“Nuk kemi pasur kontakte me Interin apo Romën, por do të gjejmë një zgjidhje për Aleix në janar”, ka shtuar ai.