Ajo mban primatin si njëra ndër këngëtaret më të komentuara gjatë vitit 2017.

Këngëtarja e njohur Big Mama që nga fillimi i këtij viti e deri në përfundim ka arritur të pushtojë mediet rozë për shkak të operacionit që pati për humbje të peshës, transmeton Gazeta Express.

Ajo kishte xhiruar gjithçka dhe fatmirësisht kishte përfunduar me sukses. Por, ndryshimet e saj në peshë dita-ditës kanë habitur fansat e saj.

Bigu tashmë ka arritur të bëhet si njëra ndër këngëtaret më seksi të estradës dhe kjo falë linjave të saj.

Por, për t’i mbajtur linjat e saj në formë, Bigu është shumë e përkushtuar në palestër.

Së fundmi në llogarinë e saj në Instastory ka publikuar disa imazhe ku shihet duke ushtruar që linjat e saj të jenë në formë.

Kujtojmë se Bigu gjithashtu është komentuar edhe për jetën e saj private. Ajo para disa jave kishte deklaruar se statusi i saj tashmë është single.