Aeroporti më i madh gjerman, ai i Frankfurtit sot ka anuluar 170 fluturime për shkak të motit të keq me reshje bore.

Janë anuluar fluturime për në Berlin, Hamburg, Munih, Vjenë dhe një sërë qytetesh të tjera.

Gjendja është përkeqësuar dukshëm me anulimin e fluturimeve për në SHBA për shkak të avarisë në sistemin e furnizimit elektrik që ka ndodhur në aeroportin e Atlantës.