Kupa e Anglisë do të përdorë sistemin VAR. Kjo është hera e parë që ky kompeticion përdor këtë sistem. VAR-i do futet gjatë ndeshjes së parë gjysëmfinale midis rivalëve londinez Chelseat dhe Arsenalit.

Ndeshja e parë do të luhet në “Stamford Bridge” në datën 10 janar, ndërsa ajo e kthimit në “Emirates”.

VAR-i do të përfshihet edhe në finalen e këtij kompeticioni në “Wembley”, më 25 shkurt. Ndeshjet gjysmëfinale në këtë kompeticion janë: Manchester City-Bristol City dhe Chelsea-Arsenal.