Obligimet tona deri në Samitin e ardhshëm në korrik të vitit 2018 do të përfundojnë, por, në procesin për pranimin e anëtarëve të rinj ndikim të vet do të kenë edhe kalkulimet kombëtare të 29 vendeve-anëtare  të tjera për shkak të parimit konsensual të vendimmarrjes. Për dallim nga Samiti në Bukuresht, thotë Stevo Pendarovski koordinator kombëtar për përgatitjen e Maqedonisë për anëtarësim në NATO i cili shfaq shpresë se këtë herë do të jetë dominant interesi kolektiv për një Evropë të sigurt.

Për këtë çfarë realisht është ndryshuar për nëntë vjet pas Samitit të NATO-s në Bukuresht, Pendarovski thekson se esencialisht ka ndryshuar edhe ambienti i jashtëm dhe i brendshëm. “Ndërkohë, tre shtete të reja të rajonit u bënë anëtare të NATO-s. BE mbeti në Ballkan vetëm teknikisht, në esencë u pasivizua për shkak të mospajtimeve të brendshme për ardhmërinë e projektit evropian, ndërsa SHBA-ja, e cila pas 11 shtatorit veçse ia ka lënë lidershipin rajonal Brukselit, u zhvendosën drejt Paqësorit, duke u përgatitur për betejën për lidership global me konkurruesin e vetëm real – Kinën. Kjo la hapësirë të zbrazur për prani më të madhe të Rusisë në Ballkan, por edhe për depërtim të pavarur të Turqisë e cila në rajon filloi të paraqitet edhe jashtë kornizës së saj perëndimore shumëvjeçare. Në mungesë të monitorimit të jashtëm efektiv, disa liderë të jashtëm rajonal filluan me sjellje jodemokratike pa ndjerë sanksione nga Brukseli, ndërsa mes tyre, për fat të keq, ishte edhe kryeministri ynë shumëvjeçar i cili etablonte shembull shkollor të regjimit autokratik, të paparë në këto hapësira pas rënies së Millosheviqit. Në këtë kontekst, nuk është saktësuar nëse themi se deklarata e Kerit për ‘shtetet e linjës së frontit’, e shënoi fillimin e përzierjes amerikane në vendet e përmendura, sepse kur ai e shqiptoi këtë në Kongresin amerikan, tek ne veçse dëgjohen ‘bombat’ e Zaevit, Serbia e ka pushtetin e njëjtë e cila edhe atëherë edhe tani aktivisht bashkëpunon në disa programe të NATO-s, Kosova asnjëherë edhe nuk ka qenë nën ndikimin rus, ndërsa në Gjeorgji dhe Moldavi (të cilat janë përmendur në deklaratë), ndërkohë, nuk është regjistruar përzierje  më e rëndësishme amerikane”, thotë Pendarovski.

Në intervistë thekson se para Bukureshtit ne në të vërtetë patëm stabilitet politik dhe marrëdhënie të mira ndëretnike për këtë shkak edhe morëm status të kandidatit për BE. “Ironia e historisë, thotë, është se sot, tekstualisht të gjitha përpjekjet për reforma të Qeverisë janë drejtuar, në fakt, drejt arritjes në nivelin në të cilin veçse e kishim arritur në dhjetor të vitit 2005.

Stevo Pendarovski para dhjetë ditëve u emërua nga Qeveria për koordinator kombëtar për përgatitjen e Maqedonisë për anëtarësim në NATO. Maqedonia për herë të fundit koordinator kombëtar ka pasur në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2009, kur në atë funksion ishte ministri i tanishëm i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Funksioni mbeti “pezull” pas mossuksesit të Maqedonisë të marrë ftesë për anëtarësim në Samitin në Bukuresht, në vitin 2008.