Nuk do mend që Kylie Jenner do të na dhuronte diçka të veçantë për festat e fundvitit. Por, askush nuk e priste një pemë plot 6 metra të lartë, mbushur me dekorime pafund. Jenner e ka publikuar foton e pemës në Instagram, ku dhe ka falendeurar stafin realizues.

“Edhe më perfekte në realitet”, ka thënë Kylie, duke e përshkruajtur këtë realizim si ‘magji e vërtetë’. Por, çfarë ka tërhequr vëmendjen ka qenë zbukurimi me globe të mëdha rozë. Fansat kanë dalë menjëherë në konkluzionin se Jenner po përpiqet të tregojë gjininë e fëmijës, edhe pse ende nuk ka një komfirmim zyrtar për shtatzëni nga ana e saj.
E vërtetë, globet janë të një madhësie marramendëse, ndërsa nuk dihet nëse ky ka qenë thjesht një qëllim dekori apo provokim për ndjekësit…Sido që të jetë, pema është thjesht perfekte!

Global