Forma e Mohamed Salah në Liverpool ka bërë që ai të lartësohet nga maja e futbollit botëror, me legjendën braziliane, Pele, që ka dalë të jetë adhurues i madh i egjiptianit.

Njëzet e pesë vjeçi u rikthye në futbollin anglez gjatë verës, dy vite pasi kaloi një periudhë për t’u harruar në Chelsea, transmeton Express.

Derisa nuk ka qenë në gjendje të lërë shenjë në “Stamford Birdge”, Salah ka qenë zbulimi i sezonit në Liverpool.

Ai ka shënuar 19 gola për Liverpoolin këtë sezon dhe është shpallur Lojtari më i Mirë Afrikan i Vitit nga BBC.

Ndërkohë, Pele e ka uruar atë në Twitter, duke i kërkuar të vazhdojë me formë të mirë.

“Urime Mo Salah! Ka qenë një vit i mrekullueshëm! Vazhdo përpara dhe pres të të shoh të luash në skenën më të lartë të futbollit vitin e ardhshëm – në Kupë të Botës”, ka shkruar Pele drejtuar egjiptianit.