Ministria kineze e Punëve të Jashtme sot i akuzoi ambasadat e Gjermanisë dhe të SHBA-së në Pekin për involvim në punët e brendshme të Kinës.

Reagimi i Pekinit vijoi pasi dy përfaqësitë diplomatike kanë parashtruar protesta për shkak të aktgjykimeve të aktivistit Vu Gan dhe avokatit Shje Jangu dhe akuzuan se ata kanë qenë “seriozisht të keqpërdor” derisa kanë qenë në paraburgim.

“Ambasadat e dy vendeve janë misione diplomatike të cilat nuk kanë të drejtë të përzihen në punët e brendshme dhe pavarësinë e gjyqësisë së Kinës. Shpresojmë se ambasadat e përmendura qartë do t’i kuptojnë funksionet e tyre”, deklaroi përfaqësuesja e Ministrisë kineze.

Sipas saj, kërkesat e ambasadave të Gjermanisë dhe SHBA-së për lirimin nga burgu të aktivistit Vu dhe për kthimin e lejes së punës të avokatit Shje, “janë të papërgjegjshme”.

Vu të martën u dënua me dënim me burg prej tetë viteve nën akuzë për “subversion”, për shkak të komenteve të tij në internet, me të cilat, siç vlerësoi Gjykata, “sulmohet pushteti shtetëror”.