Gjykata e Beratit la në burg 49-vjeçarin Aliosha Emini (në foto).

Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie me dhunë me 13-vjeçaren B.G. dhe ka tentuar të trafikojë të motrën e saj, 19-vjeçaren A.G, shkruan abcnews

Gjykata e Beratit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 49-vjeçarin, i cili nuk i ka pranuar akuzat.

Ndaj tij ka dy denoncime, një për marrëdhënie seksuale dhe një tjetër për trafikim femrash.

Aliosha Emini u arrestua nga policia pasi dy motrat bënë kallëzim.