Sot deputetja e Partisë Demokratike Shqiptare, Merale Uzeiri Ferati para komisionit parlamentar prezantoi propozim ligjin e PDSH-së për zyrtarizimin e gjuhës shqipe:

“Si deputete dhe si përfaqësuese e Partisë Demokratike Shqiptare kemi propozuar projekt ligjin për realizimin e barazisë të gjuhëve dhe shkrimeve zyrtyare në repubilkën e Maqedonisë.

Ne si Parti Demokratike Shqiptare mendojmë se projekt – ligji për përdorimin e gjuhëve nga ana e qeverisë që është në procedurë parlamentare nuk është i mjaftueshëm dhe i plotë për sa i përket zyrtarizimit të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni.

Një gjë është e vërtetë – avancimi nuk do të thotë se është zyrtarizim. Zyrtarizim është krejt dicka tjetër që nënkupton nivel të barabartë të përdorimit të gjuhës së një kombi në të gjitha instancat shtetërore, si në të folurit ashtu edhe në të shkruajturën e saj.

Këtë formë të përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoni projekt ligji i propozuar nga ana e qeverisë nuk e ka, por ai parashikon një përdorim të avancuar të saj.

Padyshim ne i dhamë përkrahje këtij varianti në leximin e parë, por në të njejtën kohë vlerësojmë se nuk është i mjaftueshëm dhe nuk bëhet zyrtarimin i gjuhës shqipe.

Zyrtarizim nuk bëhet i pjesërishëm, apo gjysëm zyrtarimin, ose një çerek zyrtarizim – Zyrtarizimi o bëhet o nuk nuk bëhet.

Gjuha dhe shkrimi i saj janë një ndër komponentat themelore të një kombi dhe kjo nuk është vetëm për shqiptarët por për të gjith. Prandajn edhe përdorimi i saj si në të folur ashtu edhe në të shkrujaturën e saj zënë vend të vecantë në konventa të ndryshme ndërkombëtare ku tërhiqet vërejta dhe sanksionohet çdokush që tenton të diskriminojë në këtë segment.

Kemi shembuj të shumtë se si është rregulluar kjo cështje në shumë vend të botës. Shumë shtete kanë dy e më shumë gjuhë zyrtare dhe kjo jo që nuk është pengesë për ta, por përkundrazi paraqet një factor të rëndësishëm në thellimin e demokracisë dhe përparimin e këtyre shteteve. Kemi shembullin e Kanadës, Belgjikës  dhe shumë vendeve tjera ku përdorimi i gjuhëve zyrtare pasqyron relitetet në ato shtete dhe sigurishtë pajtoheni të gjithë se ajo paraqet pasuri dhe mundëson zhvillimin e mëtutjeshëm në të gjitha aspektete të këtyre shteteve.

Prandaj propozimi i Partisë Demokratike Shqiptare i ligjit për zyrtarizimine gjuhës shqipe i tejkalon përmasat tona të ngushta partiake. Nuk mund të rrinë indiferent qofshin ato profesor në universitete apo mjek, mësues e puntorë të thjeshtë, studentë apo policë të gjithë, e aq më tepër ju deputetë të partive të ndryshme, jo vetëm shqiptar por edhe maqedonase.

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe në të folurit dhe shkrimi i saj do të mundësonte demokratizim të shoqërisë që padyshim do të ishte një hap i madh drejt inkuadrimit të këtij shteti në Bashkimin Europian dhe instance të tjera strategjike botërore ku kulivohet toleranca dhe barabarësia.

Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Maqedoni nuk cënon përdorimin e gjuhës maqedonase  dhe as nuk rrezikohet Maqedonia, sepse nga përdorimi i më shumë se një gjuhë zyrtare nuk rrezikon Kanadën, nuk rrezikon Belgjikën, Zvicrën apo nëse doni edhe Kosovën, ku sa për ilustrim në Kosovë  serbët  nuk janë më shumë se 5 % e në anën tjetër gjuha serbe përdoret në të gjitha instancat shtetërore.

Për fund, besoj se do të ketë gadishmëri nga ana e të gjithë deputetëve që me miratimin e këtij propozim ligji për zyrtarizim e gjuhës shqipe propozuar nga Partia Demokratike Shqiptare do të mundësohet që ky shtet të bëj një hap përpara në kultivimin e demokracisë dhe një kohësishtë do të përmbyllim një problem madhor, pasi që nga kjo e drejtë shqiptarët asnjëherë nuk do të hekin dorë”.