Skuadra italiane Inter nuk ka bërë ndonjë tentim për transferimin e mesfushorit argjentinas, Javier Pastore

Marcelo Simonian agjent i Javier Pastores ka mohuar zërat se Inter është duke u interesuar për mesfushorin e PSG-së.

Ai tha se për momentin nuk ka asgjë me skuadrën italiane, duke lënë të ardhmen e lojtarit të paqartë.

“Nuk ka asgjë me Interin për momentin”, tha Simonian për Foot Mercato.

“Më të vërtetë nuk ka asgjë”, tha ai në fund.