Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten Anitën dhe fëmijët e tij udhëtuan këtë të hënë për në Cyrih të Zvicrës.

Bashkë me ta janë parë edhe fëmijët e vëllait të Haradinajt.

Indeksonline ka siguruar një foto të shefit të ekzekutivit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Ndryshe, Ramush Haradinaj edhe dimrin e shkuar kishte zgjedhur Zvicrën për pushime, por udhëtimi i tij ishte ndaluar në Bazel, pasi në pjesën franceze të aeroportit ishte arrestuar nga policia franceze në bazë të një urdhër arresti serb.