Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që me dekret t’u falë dënimin vëllezërve Arsim dhe Burim Ramadani, si dhe Arben Kiçinës.

Me të mbërritur në vendlindjen e tyre në Baincë, vëllezërit Ramadani, janë pritur nga miq e familjar, e siç e do tradita edhe për ta bie çiftelia dhe këndohen këngët patriotike.

Shumë video janë publikuar në rrjetet sociale nga të pranishmit që ishin mbledhur në oda.