Një biznesmen i panjohur ka vënë bast në një milionë dollarë se bitkoini deri në fund të vitit 2018 do të arrijë vlerë prej 50.000 dollarësh, që është pothuajse tre herë më shumë nga çmimi i deritanishëm i kripto-valutës, shkruan Uollstrit Xhurnal”.

Njëherit, investuesi apo grupi eventual i investuesve kanë blerë a.q. bitkoin “kol opsione” – të drejtë të marrjes me qira të bitkoinit në një periudhë të caktuar për një çmim të caktuar, në përfundim me dhjetorin e viti 2018. Vetë depozita është e para e këtij lloji në bursë, thuhet në shkrimin.

Për këto bitkoina opsione janë paguar pothuajse një milionë dollarë në 24 orët e fundit.

Emri i investuesit apo grupit të investuesve nuk është kumtuar.