Ajo është duke përjetuar momentet më të lumtura në jetën e saj.

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri mbrëmë ka deklaruar publikisht për të gjithë fansat e saj, se tashmë është fejuar me të dashurin e saj.

Kaq të dashuruar Adelinën asnjëherë nuk e kemi parë. Vetëm pak minuta më parë, në llogarinë e saj në Instagram, Adelina ka publikuar një fotografi, ku shihet duke u puthur me të fejuarin e saj.

Por Adelina përsëri është kujdesur që mos ta zbulojë të fejuarin e saj.

“Best surprise ever! ?? i love u”, kishte shkruar Adelina. Adelina ditë më parë ka treguar se do të martohet në vitin 2018.

Image