Një ditë pas dorëheqjes së trajnerit Sulejman Starova, klubi i kuq ka pasur një mbledhje, në fund të së cilës është vendosur që “Bobi” të vazhdojë punën në krye të skuadrës.

Dorëheqja nuk është pranuar nga drejtuesit e Partizanit të cilët morën vendimin pas humbjes së thellë në Gjirokastër një ditë më parë. Ai do të vazhdojë punën me skuadrën kryeqytetase pas vendimit më të fundit.