Presidenti amerikan Donald Trump thotë se akuzat e disa femrave për ngacmime seksuale janë histori të shpikura. Sipas tij këto janë përpjekje të demokratëve për të sulmuar atë.

Presidenti amerikan Donald Trump i cilësoi si të shpikura historitë e grave që e akuzojnë atë për sjellje të papërshtatshme seksuale dhe tani po i bëjnë thirrje Kongresit për të hapur një hetim.

Reagimi i Trump erdhi pasi tre gra, të cilët tashmë e kishin akuzuar atë gjatë fushatës presidenciale, ishin së bashku në një televizion dhe rrëfyen pretendimet e tyre.

Rachel Crooks, një ish-recipsioniste në Kullën Trump në Nju Jork, tregoi se si në vitin 2005, kur ajo ishte 22 vjeç, manjati i pasurive të patundshme e puthi atë pa pëlqimin e saj.

“U trondita, ngriva,” tha ajo, duke shpjeguar se ndihej “pak e kërcënuar”.

“Pavarësisht mijëra orëve të humbura dhe miliona dollarëve të humbur, demokratët nuk kanë mundur të tregojnë ndonjë bashkëpunim me Rusinë,” tha Trump në një mesazh te bërë publik në Twitter.

“Kështu ata kthehen në akuza të gënjeshtra dhe dëshmi të shpikura të grave që nuk i njoh ose që nuk i kam takuar kurrë”, tha ai.

Vetëm pak ditë më parë, të hënën, një grup prej 54 demokratësh të zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve i dërguan një letër ku kërkuan një hetim, pasi sipas tyre nuk mund ta injorohet numrin e madh i grave që kanë bërë akuza kundër Trump.