Parlamenti iranian sot unanimisht, me 270 vota “pro” dhe asnjë “kundër”, votoi për të shpallur Jerusalemin për “kryeqytetin e përjetshëm të Palestinës”.

Hapi i parlamentit iranian vjen pasi që presidenti amerikan Donald Tramp e njohu Jerusalemin kryeqytet të Izraelit dhe paralajmëroi se do ta zhvendosë Ambasadën аmerikane nga Tel-Avivi në qytetin e shenjtë.

“Kjo është përgjigjja jonë e vendimit të paradokohshëm të SHBA-së që ta shpallë Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, duke dashur që t’i japë një goditje myslimanëve”, deklaroi Ali Larixhani, kryetar i Parlamentit iranian.

Izraeli dhe Jordani e ndanë Jerusalemin në vitin 1948 ndërsa armata izraelite e pushtoi tërë qytetin, duke përfshirë edhe pjesën e vjetër historikisht të rëndësishme të Jerusalemit, gjatë Luftës gjashtëditore në vitin 1967. Izraeli  e konsideron Jerusalemin kryeqytetin e tij, derisa palestinezët kërkojnë pjesën lindore  të qytetit që t’i përkasë atij, gjatë një vendimi të ardhshëm paqësor, dhe të jetë kryeqytet i shtetit palestinez.