Parlamenti grek mbrëmë vonë e miratoi Buxhetin e Greqisë për vitin 2018, i cili parashikon vazhdim të masave për kursim edhe pas skadimit të programit të tretë për shpëtim në gusht të vitit të ardhshëm.

“Për” Buxhetin e ri u prononcuan të gjithë 153 deputetë nga koalicioni qeveritar, ndërsa “kundër” votuan 144 të përzgjedhur popullor nga radhët e partive opozitare.

Buxheti parashikon vazhdim të masave për kursim dhe ulje të shpenzimeve shtetërore.

Me Buxhet është paraparë suficit prej 3,82 për qind dhe rritje ekonomike për vitin 2018 prej 2,5 për qind, ndërsa borxhi shtetëror do të duhet të mbetet në nivel prej pothuajse 180 për qind nga bruto prodhimi vendor.

Plani qeveritar për zbatim të Buxhetit përfshin rritje të tatimeve dhe ulje të pensioneve në dy vitet e ardhshme.

Në fjalimin deri te deputetët para miratimit të Buxhetit, kryeministri grek Aleksis Cipras premtoi se Greqia pa tronditje do të dalë nga kriza tetëvjeçare, e cila rezultoi me rënie të ekonomisë për rreth 25 për qind dhe me nivel rekord të papunësisë.