Mansour bin Zayed bin Sultan Al Nahyan është personi i tretë më i pasur në botë. Sheiku është pronar i skuadrave të njohura si, Manchester City, New York City, Melbourne City, Yokohama Marinos apo Torques në Uruguaj.

Sheik Mansour bin Zayed (48 vjeç) është anëtar i familjes mbretërore të Abu Dhabit, duke qenë vëllai i Emirit të Khalifa bin Zayed bin Sultan Al Nahayan. Vetëm në zyren ku punon ai, vlera e veturave të tij kap shifrën e 3 milionë eurove.

Që të gjitha janë me fotografitë e tij në pjesën anësore të veturës. Sheikut i City-t i pëlqejnë veturat jashtëzakonisht. Ai ka blerë modelet e reja të fabrikave të veturave luksoze si blerës i pare na shtatë raste.