Prodhuesi gjerman i automjeteve, Volkswagen, ka konfirmuar gjeneratën e ardhshme të Touareg, i cili do të debutojë në pranverë të vitit të ardhshëm.

Nuk dihen edhe shumë detaje për të, por krahasuar me modelin që do të zëvendësoj[, Touareg 2019 do të jetë më modern më i hijshëm e pak më i madh, transmeton koha.net.

Touareg do t’i bashkohet platformës së Volkswagen Group MLB, sikurse Audi Q7, Porsche Cayenne, Bentley Bentayga e Lamborghini Urus, i cili do të peshojë shumë më pak se sa modeli i tanishëm.

Varësisht nga tregu ku do të shitet, ky SUV do të ofrohet me motorë me naftë e benzinë si ai 2.0 litërsh me benzinë e 3.0 litërsh me naftë.