Prioritet kyçe për të cilat duhet që të shfrytëzohet paratë europiane janë projektet për kontroll të kufijve dhe politikën e migrimit, luftim më efikas të terrorizmit dhe kriminalitetin e organizuar dhe preventive nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.

Unioni Europian qëndron e përkushtuar për Ballkanin.Përskaj takimeve të shpeshta të përfaqësues  të lartë për politikë të jashtme dhe siguri të EU-së Frederika Mogerini me liderët e regjionit në të cilat është dhënë mbështetje të qartë për perspektivën e Ballkanit Perëndimor, Unionin ka dhënë dritë të gjelbërt për ndihmë finansiare të ri të shtetit. Maqedonia fitoi ndihmë mbi 72 milion euro për mbështetje të demokracisë dhe qeverisjen e së drejtës dhe për rritje ekonomike dhe zhvillim të shtetit.

Në komunikatën e Unionit Europian theksohet se prioritet kyçe për të cilat duhet të shfrytëzohen pjesë e buxheteve janë projektet për kontrollim të kufijve dhe politikën e migrimit, luftë me efikase kundër terrorizmit dhe kriminalitetit të organizuar, kurse vëmendje vacantë do ti kushtohet preventivave nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.

Për euroambasadorin Samuel Zhbogar, këto shuma thotë se  tregojnë se sa serioze është Unioni në qëllimin që ta shehë ardhmërinë e shtetit në UE.

“Për këtë ne investojmë në përmirësimin e të gjitha sistemeve dhe pëlqimin e tyre me standardet e UE-së, jo për kërkesat e UE-së, por në interes të gjithë qytetarëve.Koha e humbur duhet që të përfshihet permes përkushtimit më të forte të Qeverisë dhe administrates në reformat e ardhshme dhe inkuadrim më të madhë të popullit në reforma. Përgjegjësi e secili veçmas është se sa ky shtet larg do të shkoj”, thotë euroambasadori Samuel Zhbogar.

Këto 72 milion euro janë pjesë e shumave nga IPA të cilat janë planifikuar për periudhën e vitit 2014-2020.Sekretariati për çështje europiane duhet të zgjedhin se si konkretisht dhe me ku do të alokohen shumat.Deri tani përvoja tregon se paratë janë ndarë për projekte në disa sektore për të cilat mundet të aplikojnë institucionet shtetërore, organizatat jo-qeveritare, dhe individët.Por gjithmonë projekti konkret është finansuar vetëm nga IPA- fondet, por mbi ata mundet që të shtohen edhe para nga buxheti.

Por ajo që është problem i theksuar në vendet candidate për antarësimin në UE-së është mos përdorimi i fondeve.Të njejtin problem e ka edhe Maqedonia që sipas përqindjeve jo-zyrtare, ka shfrytëzuar vetëm 40% nga fondet që i qëndrojnë në dispozicion.

“Problemi më i madh të cilin ne e shohim është kapaciteti institucional që është njëra nga faktorët kyç që edhe në vendet e tjera ka ndikuar që të përdoren shumë më pak.Ndërtimi i këtij kapaciteti është proces afatgjatë. Për ne është problem sepse shumë nga kuadrot në këtë pyetje në të cilat janë trajnuar nga UE-ja dhe kanë përvojë, pjesë e tyre u larguan nga institucionet, kurse pjesë nga ato për shkak të dinamikës në vetë procesin, nuk kishte kësij lloj përparësi” thotë Simonida Kacarska, drejtoresha e Institutit për Politika Europiane.

Ajo që duhet të bëhet, thotë Kacarska është që të bëhet përqindje në kapacitetet dhe të vërtetohen pikat në të cilat është kryesore të rriten kapacitetet, para se gjithash Sekretariati për Çështje Europiane, në Ministrinë e Finansave dhe sektorët për IPA- fondet në ministritë.

Nga viti 2007, shteti fitoi më shumë miliarda euro nga UE-ja për mbështetje në reformat kyçe dhe infrastrukturë. Deri më vitin 2020 do të ndahen shtesë edhe 250 milion euro.Ky finansim ndihmon që të modernizohet shteti dhe të sillen përparësi konkrete për qytetarët në të gjitha sferat e jetës./REL