Edhe sot kanë vazhduar protestat e VMRO-DPMNE-së, për të arrestuarit e 27 prillit.

Protestuesit u mblodhën para burgut të Shutkës.

Në protestë erdhi edhe kryetari partisë Nikolla Gruevski.

Fjalën para protestuesve e mori Vllatko Gjorçev, i cili të burgosurve u tregoi se sot u mbajt protesta e parë kundër qeverisë së Zaevit, duke aluduar në protestën e sotme kundër ndotjes.

“Nëse na dëgjojnë ato që janë brenda, nëse pak e kanë dritaren e hapur, nëse mund të dëgjojnë ndonjë zë, të dëgjoni disa informata për atë që është realitet në Maqedoni për gjithashtu të dëgjojnë disa gjëra që do tu themi. Sot ishte një nga protestat e para nga ata të cilët ishin mbështetës të mëdhenj të atyre që sot i gjykojnë dhe i përndjekin. Me çdo ditë të kaluar, ata të cilët dikur i mbështesin sot ua kanë kthyer shpinën”, tha Vllatko Gjorçev.

Protestuesit thonë se do të vazhdojnë edhe ditëve tjera të protestojnë, deri sa të lirohen, sic thonë, të pafajshmit.

“Do të protestoj çdo dit kur do të jem i lirë deri sa nuk i lirojnë personat të cilët luftuan për drejtësi për shkak se ka pasur shumë padrejtësi. Nuk është e drejtë që të trajtohen si kriminel për shkak se askënd nuk e kanë vrarë”

“Po do protestojmë deri sa ti lirojnë të gjithë deputetët dhe të dënuarit e 27 prillit, deri sa nuk i lirojnë do të jemi këtu”, thanë disa protestues.

Protesta filloi në ora 16 ndërsa Nikolla Gruevski erdhi pas gjysmë ore dhe qëndroi deri në fund të protestës. Protesta do të vazhdon nesër para ministrisë së drejtësisë.