Papa Françesku festoi 81 vjetorin e tij dhe bëri thirrje për te qene “gjithmonë të lumtur”. Papa Françesku, duke festuar ditëlindjen e tij 81 të dielën, u ka bërë thirrje pelegrinëve nga Sheshi i Shën Pjetrit për ceremoninë tradicionale të Angelusit të jenë “gjithmonë i lumtur, edhe kur ngjarjet nuk shkojnë ashtu siç dëshiron” .

Papa gjithashtu theksoi rëndësinë e mbajtjes së fëmijëve larg nga mosmarrëveshjet e të rriturve. “Kur fëmijët shohin probleme në shtëpi, thonë prindërit, vuajnë. Mos i bëni ata të trishtuar. Ata duhet gjithnjë të rriten në gëzim “, tha ai pas takimit me të rinjtë e pafavorizuar të cilët kujdesen për një fondacion të Vatikanit.

Papa argjentinas falënderoi turmën e mbledhur në oborrin e Bazilikës së Shën Pjetrit, te cilet i kënduan “Gëzuar Ditëlindjen” me rastin e 81 viteve të tij.

Në fund të drekës së tij të së dielës, ai duhej të shijonte një tortë të bërë nga dardha dhe kanellë në të cilën artisti italian MauPal, i specializuar në graffite, përfaqësonte papën duke mbajtur mbi supet e tij peshën e Tokës, të ndarë në dy pjese, një simbol i forcës unifikuese të Papës, sipas pasticierit romak që bëri ëmbëlsirën.