“Mister 2020”, Christian Panucci është rrëfyer përballë gazetarit, Alban Xhihani në Super Sport. Arsyeja pse quhet “Mister 2020” është për faktin se italiani ka për detyrë ta dërgojë Shqipërinë në Evropian.

Cristian Panucci duhet të dërgojë Shqipërinë në Evropian. Por si nisi aventura shqiptare e trajnerit të ri të kuqezinjve, çfarë mendoi kur dëgjoi për herë të parë Albania? Cili ka qenë impakti i parë kur nisi punën dhe a ka marrë Kombëtarja Shqiptare atë që meritonte në ndeshjet e fundit me Panuccin trajner?

Të gjitha këto pyetje e shumë të tjera do të marrin përgjigje në intervistën e gjatë të trajnerit aktual të Shqipërisë.

A të pëlqen që e kemi titulluar intervistën “Mister 2020”?

Më pëlqen shumë. Për këtë kam ardhur. Ky është objektivi i federatësdhe objektivi ynë. Të provojmë të shkojmë në Euro 2020. “Mister 2020” është titull i bukur dhe shpresojmë ta kurorëzojmë.

Si ka qenë peridha e parë e Vitit 2017, a e kishit menduar ndonjëherë se mund të preknit Shqipërinë?

Në vitet e mëparshme, kombëtarja shqiptare që udhëhiqej nga Xhani De Biazi, ishte rritur shumë. Imazhi i Kombëtares Shqiptare ishte një kombëtare e rëndësishme, sepse mori pjesë në Europian. Kur më erdhi telefonata sinqerisht nuk dyshova kurrë që të vija të stërvitja Shqipërinë, edhe pse mendoja që ishte skuadër e mirë. Tani që po e drejtoj prej gjashtë muajsh, jam akoma më i bindur se zgjedhja që bëra ishte e duhura.

Si lindi ideja për të bashkëpunuar me FSHF-në? Kur ishte hera e parë që dëgjuat fjalën Shqipëria?

U kontaktova në telefon nga drejtori, Denis Bastari, i cili më kërkoi një takim për të ndarë disa ide, unë, bashkë me trajnerë të tjerë, besoj. Erdha në Tiranë, u takova me presidentin Duka. Biseduam, shkuam bashkë për drekë, që aty, pas 20 ditësh, më kontaktoi Duka ku më thaqë më kishte zgjedhur mua. Pra, isha trajneri i ri i Shqipërisë.

Çfarë përshtypjesh pate nga takimi i parë me Dukën?

Kur u largova, po shpresoja të më telefononte, sepse besoj kam fatin e madh të kem një president të cilin e ëndërron çdo trajner. Një president që mbi të gjitha i ka dhënë federatës në tetë vjet diçka të jashtëzakonshme. Është një njeri që më lë të punoj, i cili ndan mendime me mua, flasim, diskutojmë për gjithçka dhe pastaj më thotë: “Zgjedhja është jotja, trajner”. Kjo është lumturia e çdo trajneri. S’është e lehtë të gjesh njëpresident që përfshihet brenda situatave teknike, por ai është shumë i talentuar në këtë drejtim.

Ishin edhe 2-3 kandidatura të tjera, ishte Seedorf, Inzaghi… Përse mendon se u përzgjohët ju?

Për këtë duhet pyetur Duka. Unë besoj se është njeri që bazohet te ndjesitë, është biznesmen i madh dhe ndoshta ka perceptuar diçka. E vetmja gjë që mund të bëj dhe bashkëjetoj çdo ditë, është se duhet t’i jap të drejtë. Shpresoj t’i jap të drejtë në dy vitet e punës që më presin këtu në Shqipëri dhe të arrij rezultatin më të rëndësishëm, Euro 2020. Kam dëshirë dhe vullnet t’i jap të drejtë Dukës për zgjedhjen e tij. Do të ishte gjëja më e bukur që mund të marr këtu, në Shqipëri.

Nuk i thatë diçka për ta bindur Dukën? Ndoshta kjo do të ishte diçka interesante…

Jo, s’kam bindur kurrë… Kam tentuar gjithnjë të jem vetvetja. Nuk i kam telefonuar kurrë askujt. Shpreha thjesht karakterin tim, dëshirën time për të punuar, mënyrën time të të menduarit. Besoj se isha një lojtar që e bëra me seriozitet karrierën time. Dhe me po këtë seriozitet dua të bëj karrierë si trajner. Besoj se në jetë duhet të jesh gjithnjë vetvetja, të mos blofosh kurrë, sepse zbulohen të gjitha letrat.

Keni qenë ndihmëstrajner te Rusia. Çfarë përshtypjesh të ka lënë kjo eksperiencë dhe a ndryshojnë shumë ambientet në Rusi dhe Shqipëri?

Atje isha ndihmëstrajner, edhe pse punoja shumë në fushë. Ishte një përvojë fantastike përkrah Fabio Capellos, Italo-Galbiatit. Ishin dy vite e gjysmë shumë të bukura në Rusi, punova mirë, u ndjeva mirë, më ndihmoi të rritem profesionalisht, sepse të rrish pranë trajnerit që bën disa zgjedhje, arsyeja pse i bën, si i bën, më rriti shumë profesionalisht dhe ishte një përvojë tepër e rëndësishme.

Capello ju ka patur si djalin tuaj. A është e vështirë të kinfigurohesh më vete?

Jo, jo. Besoj se e fitova simpatinë e tij ngaqë ia thosha troç mendimin tim. Më ka vlerësuar gjithnjë si lojtar, besoj edhe si njeri. Ai është njeri shumë serioz, shumë i sertë. Me të pata një marrëdhënie reale, shumë të rëndësishme dhe ndihem krenar. Unë i shërbeja si lojtar dhe ai ishte për mua një nga trajnerët më të mëdhenj. Fakti që isha një lojtar i madh për të është kënaqësi e madhe.

Shqipëria një vit më parë kishte marrë pjesë në Europian, kur e pranuat këtë detyrë a kishit frikë se po rrezikonit?

Më pëlqen të rrezikoj. Nuk më shqetëson kjo. Kur e mora kombëtaren, objektivi ishte 2020. Në katër ndeshjet e mbetura duhej të njihja grupin, se kush ishte Shqipëria, federata. Këta 6 muaj ishin shumë të rëndësishëm për të njohur të gjithë mekanizmin shqiptar, në aspektin e futbollit.