Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune në Durrës.

Ngjarja është regjistruar pak minuta më parë, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 12 të qytetit, në rrugën “Neki Libohova”.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri ka rënë në një godinë 4-katëshe, në banesën e shtetasit Q. Koçi dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.