Edgar Perez de la Pena, shefi i njësisë speciale të policisë meksikane është ekzekutuar në prani të gruas së tij, nga vrasës me pagesë, një skenë e rëndë e ngjashme me filmat për mafian.

De la Pena ishte duke ngrënë drekë me gruan e tij në një restorant në qytetin Cuauhetmoc në Meksikë, kur dy burra shihen duke u futur në restorant dhe ulen prapa tij. Sapo ulen, dy vrasesit marmar njëri prej tyre ngrihet më këmbë dhe qëllon shefin e policisë me armë pas koke.

Restoranti ishte plot me klient, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithë ngjarjen e tmerrshme.

Vrasësit largohen sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, kurse gruaja e tij bërtet dhe qan pa pushim.

38-vjeçari Perez de la Pena ishte shef i njësisë speciale të policisë meksikane, kurse vrasësi dhe shoqëruesi i tij besohet se janë larguar me ndihmën edhe të dy personave të tjerë që po i prisnin para restorantit.